Ndërrimi i acartë i viteve, festoni e vishuni ngrohtë

Një valë e të ftohtit Arktik do të zbresë natën e 31 dhjetorit drejt Europës Qendrore, por kryesisht në Europën Lindore dhe mbi Ballkan. Në Shqipëri priten kthjellime dhe vranësira të shpeshta; më të dendura në ekstremin verior dhe zonat malore lindore, ku priten reshje të pakta dëbore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të bien edhe 3 ditët e para të vitit të ri. Vlen të theksohet se temperaturat gjatë natës dhe orëve të mëngjesit mbeten të ulëta ku minimumi do të zbresë 4 deri ne 5 gradë nën zero. Ndërsa në mesditë termometri do të ngjitet në 13 gradë Celsius.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN