Policia apel drejtuesve për natën e ndërrimit të viteve

Ndërrimi i viteve do të monitorohet me forca të shumta policore. Në një apel në rrjetet sociale, policia i kërkon drejtuesve të mjeteve që të shmangin lëvizjen me makinë pas konsumimit të alkoolit.

Sipas policisë nuk do të tolerohet asnjë rast apo shkelje që bëhet rrezik për jetën e qytetarëve. Natën e ndërrimit të viteve, në Tiranë do të patrullojnë forca të shumta policie për të siguruar mbarëvajtjen e aktiviteteve festive qe do të organizohen nga bashkia.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN