Rama: Ndryshimet në Qeveri i kam menduar që në shtator

I pyetur nga A2 për momentin që zgjodhi për të kryer ndryshimet në qeveri, Kryeministri Edi Rama tha se e kishte menduar prej muajsh këtë lëvizje.

“Ndryshimin e qeverisë e kam menduar që në shtator. Sigurisht që protesta e studentëve ka qenë një shtysë e fortë për të finalizuar një proces që kishte filluar të elaborohej”, tha ai.

Rama nuk pranoi se kjo zgjedhje e tij do të ketë kosto politike, duke shpjeguar se kishte marrë këtë vendim duke menduar njëkohësisht për qeverisjen, por edhe zgjedhjet e verës 2019.

“Nuk ka ndërruar një grup ministrash pas një viti, por kam ndërruar një grup ministrash pas pesë vitesh e gjysmë punë dhe kontribut. Dhe plus u bënë edhe disa ndryshime të tjera për të krijuar një skuadër të re, një qëveri të re në kushtet kur kemi disa sfida njëkohësisht dhe une e konsideroj pjesë të patjetërsueshme të sfidës qeverisjen dhe fuqizimin e mëtejshëm të Partisë Socialiste. Këto dy gjëra do t’i ndjekin shumë më mirë ata që bënin edhe detyrën e ministrit, me një mbingarkesë të plotë. Ndërsa tani, do të kenë më mirë të bëjnë detyrën e tyre”, u shpreh Kryeministri.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN