Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Rama për aeroportin e Kukësit: Punimet fillojnë së shpejti, do të jetë low cost

Nga A2 CNN
31 Dhjetor 2018, 12:54 | Ekonomi

Gjatë konferencës për shtyp të fundvitit kryeministri Edi Rama deklaroi që Aeroporti i Kukësit do të shndërrohet në qendrën e parë të fluturimeve low cost në Shqipëri.

Rama shtoi që një procedurë e tillë do të kryhet edhe në aeroportin e Vlorës, e cila po pret certifikimet e duhura.

Kryeministri deklaroi që në Kukës “puna do të nisë së shpejti”, duke mohuar ngërçin që ka qarkulluar muajt e fundit për rikonstruksionin e aeroportit, punimet e para për të cilin kanë filluar qysh në vitin 2003.

Gjendja aktuale e aeroportit të Kukësit

Rama shtoi se politikat e Qeverisë për qytetin verilindor do të ndikojnë edhe në zgjedhjet lokale, as sa “do të mbajmë gjithë bashkitë që kemi, por edhe Kukësin”.

Agjencia e Prokurimeve Publike hapi këtë vit garën për kompanitë e interesuara, në rikonstruksionin dhe operimin e aeroportit.
Oferta ka ardhur nga bashkimi i kompanive “Kastrati”, sh.a. & “T.M.D Systems, me një investim që shkon rreth 6,8 milionë euro.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani