Roskovec, mjeti Peugeot përplas për vdekje 63 vjeçarin – A2

Roskovec, mjeti Peugeot përplas për vdekje 63 vjeçarin

Një incident i rëndë rrugor ka ndodhur pak më parë afër Roskovecit, duke shkaktuar vdekjen e një kalimtari.

Sipas policisë, rreth orës 13.15 një mjet tip Peugeot i drejtuar nga 43 vjeçari me iniciale B.D. banues në Roskovec, ka përplasur 63 vjeçarin B.Sh. i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Trupi i pajetë i të aksidentuarit

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kuman.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Stacionin e Policisë Roskovec, dhe Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shkarkoni aplikacionin e A2