SHBA, “mbreti” Matthai del nga gardhi dhe vret 22 vjeçaren|VIDEO

Ishte protagonisti i qendrës së rehabilitimit të kafshëve të Burlinghton, në Karolinën e Veriut. Një qendër speciale, e dedikuar kafshëve të keqtrajtuara në struktura të tjera kudo në Amerikë.

Por të dielën luani Matthai shndërroi atë oazë të dashurisë për kafshët në vendngjarjen e një episodi të rëndë që i kushtoi jetën 22 vjeçares Alexandra Black, që prej 10 ditës po punonte si praktikante.

Luani Matthai, “mbreti” që shkatoi vdekjen e një vajze

Sipas dëshmive të kolegëve të shokuar, vajza që sapo ishte diplomuar në Universitet, po ndihmonte në pastrimin e hapësirës së dedikuar rreth 15 luanëve që ndodhen në strukturë.

Për arsye ende të panjohura, Matthai, i cilësuar edhe në faqen zyrtare si “më nervozi” por edhe ai dominant nga luanët e pranishëm, doli nga perimetri i gardhit ku ndodhej dhe u përball me punonjësit të terrorizuar.

Alexandra Black, 22 vjeçarja e vrarë nga luani Matthai

Sipas dëshmive, luani vrau vajzën me një sulm të vetëm dhe të shpejt, dhe autoritetet e parkut nuk mund të bënin gjë tjetër vetëm të vrisnin kafshën e egër për të marrë trupin pa jetë.

Drejtuesit e strukturës u shprehën të shokuar nga dinamike dhe humbja e parakohshme e Alexandrës dhe kanë mbyllur strukturën pa afat.

Qendra e rehabilitimit të luanëve në Karolinën e Veriut

Familjarët e saj e përshkruanin vajzën si “një vajzë e mrekullueshme që sapo kishte filluar karrierën e saj, dhe tani po e qajmë. Vdiq duke ndjekur pasionin e saj”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN