Showbiz 2018, skandalet dhe martesat në plan të parë!

Nga Bill Cosby në gjykatë tek Kanye West në zyrën ovale. Nga diversiteti në kinema tek ndarjet dhe martesat e yjeve, 2018 ishte një vit plot me lajme në botën e showbizit.

Filmi ‘Black Panther’ shënoi një kthesë kulturore në industrinë e kinematografisë, si një prej më të suksesshmëve të vitit. I vlerësuar nga kritika dhe audienca ai gjeneroi të ardhura rekord në ShBA.
Bashkë me dy filmat e tjerë, “BlacKkKlansman” i Spike Lee dhe “If beatle street could talk” i përflitet si pretendent për Oskar.

Filmi Black Panther shënoi rekorde arkëtimesh

“Aziatikët e çmendur pasanikë’ përfaqësoi denjësisht Azinë, ndërsa aktorja Constance Wu u bë kandidatja e parë për Golden Globe nga ky kontinent, në gati gjysmë shekulli.

Harvey Weinstein

Akuzat për sulme seksuale kundër Harvey Weinstein i dhanë nismë lëvizjes #MeToo në 2017-tën. Në 2018-tën ish pesha e rëndë e Hollivudit iu dorëzua autoriteteve për t’u përballur më akuzat për përdhunim, të cilat i mohon. Ndërkaq, një prej akuzueseve të Weinstein, Asia Argento, pranoi se kishte kryer marrëdhënie seksuale më një ish koleg 17 vjeçar, në një shtet ku mosha e lejuar është 18.

Bill Cosby u dënua me 3 deri ne 10 vjet burg për sulme seksuale; i pari personazh i dënuar i epokës #MeToo. Në të njëjtin muaj, shefi i CBS Les Moonves dha dorëheqjen mes akuzave të shumta për abuzime.

Në muajin shkurt, Oprah Winfrey, George Clooney dhe Steven Spielberg thanë se do të dhuronin 500 mijë dollarë secili për të ashtuquajturin ‘Marshimi i jetës në Uashington’ në mbështetje të kontrollit të armëve.

Scarlet Johansson u tërhoq nga një film në muajin korrik, ku do të luante rolin ë një personazhi transgjinor. Vendimi erdhi pas reagimeve të ashpra të komunitetit Lgbt.

Kanye West në Shtëpinë e Bardhë

Kanye West shkoi në Shtëpinë e Bardhë, ku mbajti një monolog në zyrën ovale . Disa javë më vonë njoftoi se do të tërhiqej nga politika dhe se ishte përdorur për përhapjen e mesazheve në të cilat nuk besonte.

Një vit i vështirë për Demi Lovato

Demi Lovato, e cila ka luftuar në adoleshencë me drogën, rrëfeu se kishte filluar të drogohej sërish…Pas publikimit të këngës Sober, u shtrua në spital për overdozë. Nëna e saj thotë se tani Lovato është mirë dhe po merr ndihmën e nevojshme.

Çifti që u lidh e u nda më shpejt këtë vit ishte Arianna Grande dhe Pete Davidson. Ylli i muzikës dhe komediani u fejuan në verë pas vetëm pak javësh lidhje. Ndarja erdhi në vjeshtë.


Çifti princëror britanik, Harry dhe Meghan

Një tjetër çift mundi të shkonte në altar. Princi Harry dhe aktorja Megan Markle tërhoqën të gjithë vëmendjen mediatike kur parakaluan në kështjellën Winsdor.

Miley Cyrus dhe bashkëshorti

Pas spekulimeve se ishin martuar në fshehtësi, Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth konfirmuan në fund të vitit se kishin shkëmbyer betimet. Këngëtarja rebele postoi tre foto bardh e zi të martesës në profilin e saj në Instagram dhe Twitter. Çifti frekuentohej prej 10 vitesh.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN