Viti 2018, Rama jep “llogari” para gazetarëve

Në ditën e fundit të vitit 2018, Kryeministri Edi Rama dha “llogari” përpara gazetarëve për të gjithë vitin politik. Në mendje kishte bluar prej muajsh rifreskimin e qeverisë, por protesta e studentëve ishte pika që derdhi gotën.

Pavarësisht se i nxori jashtë qeverie, nuk harroi t’i mbrojë ministrat. E pasi mbrojti të vjetrit, lavdëroi edhe të rinjtë, pavarësisht se janë në provë…

Një përgjigje e pati edhe për ata që cilësojnë ministrin e ri të jashtëm teknik, sepse Partia Socialiste është më shumë se anëtarësia e saj…

E në pritje të datës 7 janar, ditë kur studentët kanë paralajmëruar se do të jenë sërish poshtë zyrës së tij për të protestuar, Rama ka ruajtur edhe një gur te fundit, me bindjen se do t’i kthejë në auditorë.

Nga Saimir Tahiri, Rama vetë u distancua, por pati një kërkesë për të gjithë, që t’i kërkojnë falje.

Por a ka një komplot brenda Partisë Socialiste? Rama thuri ironinë e radhës, dhe ka menduar edhe për titullin e veprës së re letrare.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN