Fishekzjarrë e festa madhështore, Viti i Ri në botë | FOTO dhe VIDEO

Indonezi

Me shfaqje spektakolare fishekzjarrësh dhe festa madhështore në shesh, bota i dha mirëseardhjen Vitit të Ri 2019.

Në Europë festimet u shoqëruan me masa të rrepta sigurie. Parisienët lanë mënjanë protestat dhe përleshjet e muajve të fundit, dhe dolën nëpër rrugë për të shijuar lojën magjike të dritave në Champs Elysee.

Në Moskë, mijëra vetë u mblodhën në sheshin e kuq për të pritur vitin e ri. Sugjestionues fishekzjarrët në Berlin. Para portës së famshme të Brandenburgut u mbajtën si çdo vit, festimet më të rëndësishme në Gjermani. –

Big Beni i Londrës u kthye në punë pas restaurimeve disa mujore, për të shoqëruar numërimin mbrapsht për ardhjen e 2019-s. Mbi 100 mijë spektatorë shijuan spektaklin pranë lumit Tamiz, duke harruar për pak telashet e Brexit…

Magjike ishte shfaqja qe erdhi nga Dubai, ku festimet u përqendruan pranë Burj Kalifas. Vitin e kaluar fishekzjarrët u hodhën në arkipelagun artificial të Palm Jumeirah, për shkak të shqetësimeve për sigurinë në ndërtesën më të lartë të botës.

Edhe sheshi ikonë i Nju Jorkut, ai Times Square shpërtheu nga fishekzjarrët dhe brohërimat në mesnatë, ndërsa mijëra vetë sfiduan shiun për pritur ndërrimin e viteve. Hedhja e topit rrëzëllues në mesnatë, është një prej traditave më të veçanta të Vitit të Ri.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN