Masakra e Vitit të Ri, burri vret 6 pjesëtarë të familjes dhe veten

Një burrë i cili u ndie i fyer nga prindërit e bashkëshortes qëlloi për vdekje gjashtë pjesëtarë të familjes, përfshi edhe dy fëmijët e tij, gjatë darkës së Vitit të Ri. Më pas ai qëlloi edhe veten për vdekje.

Masakra ndodhi vetëm 10 minuta pas mesnatës në provincën jugore tajlandeze Chumphon, ku Sucheep Sornsung i ishte bashkuar familjes së bashkëshortes për të festuar ndërrimin e viteve.

Sipas policisë, ai ishte shumë i dehur kur nxori pistoletën. “Të gjitha viktimat ishin pjesëtarë të familjes së tij, përfshi djali i tij 9-vjeçar dhe vajza 6-vjeçare”, tha togeri i policisë lokale për AFP. “Të gjithë viktimat janë qëlluar në gjoks ose kokë, ai ishte i nxehur me vjehrrin dhe vjehrrën pasi nuk ishte ndjerë i mirëpritur prej tyre”. Katër viktimat e tjera ishin dy meshkuj dhe dy femra të moshës 47 deri 71 vjeç.

Në Tajlandë numri i personave që mbajnë armë me leje është tepër i lartë dhe shpesh, sherret personale, problemet romantike dhe të biznesit zgjidhen me plumba.

Shkarkoni aplikacionin e A2