Shqipëria mirëpret Vitin e Ri, spektakël fishekzjarrësh në Tiranë | FOTO dhe VIDEO

Qindra vetë kanë pritur Vitin e Ri 2019 duke shijuar spektaklin e fishekzjarrëve në Sheshin Skënderbej, që nisi sapo akrepat shënuan orën 00:00.

Moti i ftohtë nuk i ka penguar qytetarët e Tiranës, por edhe fëmijët e vegjël, që të ndiqnin nga afër fishekzjarrët që e bënë edhe më të bukur atmosferën në qendër të kryeqytetit.

Një numër i madh qytetarësh zgjodhën që ta festojnë mbërritjen e Vitit të Ri në shesh, për të ndjekur koncertin festiv me disa prej këngëtarëve më të mirë shqiptarë.

Një pjesë e tyre më pas janë drejtuar tek të afërm, apo në disa prej lokaleve të kryeqytetit ku festa vazhdon deri në orët e para të mëngjesit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN