Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Shqiptarët, larg vendit edhe në 2019-n

Nga A2 CNN
1 Janar 2019, 14:21 | Sociale
Shqiptarët, larg vendit edhe në 2019-n

Dyndjet emigratore do të vazhdojnë edhe në 2019-n. Ekspertët e ekonomisë shprehen pesimistë ndaj fenomenit, duke komentuar se nuk janë marrë masat e duhura për të frenuar largimet.

Diçka shqetësuese sipas tyre është se sytë nga tregu i punës jashtë i kanë jo vetëm shtresat në nevojë, por edhe punonjësit e specializuar, që nuk shikojnë mundësi për paga më të mira në vend.

“Kemi një rritje në përgjithësi të shkallës së pakënaqësisë të shtresës së mesme dhe të lartë për shkak të pamundësisë së rritjes ekonomike dhe mundësive të reja të punësimit që kërkojnë nivel kualifikimi më të lartë”.

Albert Gajo, ekspert për ekonominë

“Do të dojë pak kohë më shumë, ose guxim më tepër, për të rrezikuar më tepër. Por këtë nuk e kemi, sepse e dimë se sa është buxheti për vitin 2019 dhe shikojmë që paratë nuk janë adresuar aty ku realisht mund të ndizet shpresa”.

Fatos Çoçoli, ekspert për ekonominë

“Kjo nuk bëhet vetëm me thirrje patriotike dhe patetike, por bëhet në radhë të parë me politika ekonomike, politika sociale, me një integrim më të mirë rajonal dhe europian dhe mbi të gjitha me një kulturë të re politike dhe qeverisëse në Shqipëri”.

Adrian Civici, ekspert për ekonominë

Largimet nga shtesat e mesme dhe të pasura të popullsisë, sipas ekspertëve reflektojnë perspektivën e tyre të dobët për të ardhmen.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, në vitin 2017 u larguan nga Shqipëria rreth 40 000 banorë, një shifër thuajse konstante ndër vite.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani