Tranzicioni 2018-2019, si kuptohen Rama dhe Veliaj?

Gjatë konferencës së fundvitit të Kryeministrit Rama nuk mbeti pa rënë në sy një deklaratë e tij që nisi si ironike, por la shteg interpretimi mbi mesazhin që po u dërgonte atyre që mund të ngrenë krye, përfshire këtu Erjon Veliajn.

Deklarata e kryeministrit i kapërceu tonet e ironisë së zakonshme me të cilën ai përcjell ngjarjet e ditës, aludimet, replikat apo deklaratat e ndryshme.

Disa orë më vonë Kryebashkiaku Veliaj shfrytëzoi minutat e fundit të 2018-ës në Sheshin Skënderbej jo vetëm për mesazhin e thjesht festiv. Erjon Veliaj i mëshoi bashkimit si për të treguar se cila është forca e një Kryebashkiaku.

Ky nuk është vetëm momenti i nisjes së një viti të ri, 2019-a nis si vit elektoral dhe Veliaj kërkon konfirmimin e kandidaturës së tij.

2019-a e gjen baba dhe Veliaj nuk mungoi të çmonte risinë që vjen me çeqet për bebet. Por ka një djë diferencë nga viti 2018. Këtë herë ai nuk vizitoi bebet e para në maternitetit. Ekskluzivitetin e shpërndarjes së çeqeve e morën Kryeministri Rama dhe ministrja Ogerta Manastirliu.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN