2019, ndryshime të rëndësishme taksash – A2

2019, ndryshime të rëndësishme taksash

Viti i Ri 2019 sjell edhe ndryshime të rëndësishme taksash. Për bizneset në Shqipëri do të ketë tre shkallë tatim fitimi. Fasha e parë do të jetë 0% për subjektet me xhiro deri në 5 milion lekë në vit, nuk ndryshon.

Për ata biznese që paguajnë 5% tatim mbi fitimin, rritet pragu nga 8 në 14 milionë lekë xhiro në vit. Ndërsa mbi këtë shifër, tatim fitimi është 15%. Ndryshimi tjetër është në tatimin progresiv të pagave, fasha e pagave bruto që tatohet me 13%, rritet nga 130 mijë në 150 mijë lekë në muaj.

Në 2019-ën është rritur akciza e programuar e duhanit, ndërkohë është ulur tatimi mbi fitimin dhe TVSH-ja për të gjithë sektorin e agroturizmit, nga ana tjetër taksa e dividendit ose fitimit që shkon në xhepat e aksionerëve të kompanive, shkon nga 15 në 8%. Efekti i ndryshimeve fiskale në buxhet thotë ekspertët do të jetë 5-6 miliardë lekë.

Shkarkoni aplikacionin e A2