Arratiset serbi në Kukës, 6 të arrestuar

Ndihmuan në largimin nga Shqipëria të një shtetasi serb që pritej të ekstradohej drejt Kroacisë, arrestohen 6 persona në Kukës. Në pranga kanë përfunduar edhe dy punonjës të policisë.

Në njoftimin zyrtar policia nuk bën me dije emrat e tyre, por vetëm inicialet. 65-vjeçari Serb Sebastian Villjamov u arrestua pak ditë më parë në kufi, pasi rezultoi se ishte në kërkim nga autoritet e drejtësisë së Zagrebit në Kroaci.

Ai rezulton i dënuar në Kroaci nga dy vendime penale me nga 3 vite burg secilin. Policia e Kukësit e kishte lënë atë nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” me qëllim ekstradimin në Kroaci.

65-vjeçari akuzohet nga autoritet Kroate për “Kanosje me jetë dhe plagosjes së rëndë të kryer kundër një zyrtari, “Evazion i tatimeve dhe detyrimeve të tjera” dhe “Falsifikim të dokumenteve zyrtare”.

Mësohet se Villjamov mbahej në një ambient privat në Kukës dhe ruhej nga punonjës policie.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN