Fiorentina e mposht edhe jashtë fushe Milanin, rrëmben Muriel – A2

Fiorentina e mposht edhe jashtë fushe Milanin, rrëmben Muriel

Milani është vënë në kërkim të një sulmuesi, i cili pritet të afrohet që në merkaton e janarit. Por kur të gjithë menduan se ai do të ishte Luis Muriel nuk ndodhi kështu.

Sulmuesi i Sevilla-s do të rikthehet në Serie A, por jo të Milani. Kolumbiani për pjesën e mbetur të sezonit do të veshë fanellën e Fiorentinës, e cila bëri zyrtare këtë transfertë me anë të një deklaratë, ku thuhet se të mërkurën, lojtari do të kryejë edhe testet mjekësore me skuadrën e re.

Në këtë mënyrë, klubi “vjollcë” i ka mposhtur kuqezinjtë edhe jashtë fushën, ndërsa më herët i mposhti 1-0 në Serie A.

Më parë, sulmuesi 27-vjeçar ka luajtur edhe me Lecce, Sampdoria dhe Udinese.

Shkarkoni aplikacionin e A2