Janari sjell dëborë dhe temperatura nën zero!

Masa ajrore të ftohta nga verilindja e kontinentit zbresin në mbrëmje drejt Europes Juglindore duke ulur ndjeshëm temperaturat edhe në Shqipëri.

Rënia e temperaturave shoqërohet me reshje dëbore në 90% të territorit të Shqipërisë. Dëbora shfaqet deri në 300 metra lartësi nga niveli i detit duke rrezikuar edhe ultësirën Perëndimore.

Reshjet e dëborës mbeten prezent thuajse në të gjithë territorin sonte dhe pjesërisht të enjten dhe të premten.

Parashikohet të vijojë rënia e vlerave termike deri të dielën duke shënuar vlera negative në të gjithë Shqipërinë; në zonat malore të premten dhe të shtunën, temperaturat mbeten nën 0 gjatë gjithë 24 orëshit.

Pritet që minimumi në zonat e thella malore të zbresë të paktën 10 gradë nën 0. Me një vlerësim paraprak 15-ditëshi i parë i janarit do të jetë i ftohtë dhe me pak reshje, ndërsa gjysma e dytë e tij sjell temperatura pranë vlerave tipike mujore dhe prezencë më të shpeshtë të reshjeve.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN