Krim në familje, burri vret gruan dhe kunatën

Një ngjarje tragjike ka tronditur pasditen e sotme Ballshin, ku burri ka vrarë me thikë gruan dhe motrën e saj.

Policia bën të ditur se autori i ngjarjes është shtetasi G.M, 34 vjeç.

Sipas policisë, autori në gjendje të dehur, rreth orës 17.30 në banesën e tij në Ballsh, për motive të dobëta, ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij, shtetasen G.C, 31 vjeçe si edhe motrën e bashkëshortes, shtetasen M.C, 18 vjeçe, të cilat kanë ndërruar jetë në vend.

Policia ka vënë në pranga 34-vjeçarin dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN