Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Man. United i Solskjaer di vetëm të fitojë, ndalet Chelsea

Nga A2 CNN
2 Janar 2019, 23:07 | Futboll
Man. United i Solskjaer di vetëm të fitojë, ndalet Chelsea

Katër ndeshje dhe 4 fitore! Ole Gunnar Solskjaer i ka bërë një nisje të jashtëzakonshme karrierës së tij si trajner në stolin e Manchester United.

“Djajtë e kuq” triumfuan 0-2 në një transfertë të vështirë, si ajo e Newcastle. Ish-skuadra e Mourinho-s vuajti deri në mesin e pjesës së dytë, kur Solskjaer vendosi të ndryshojë. Lukaku futet në fushën e lojës dhe në prekjen e parë i ndryshon rrjedhën ndeshjes, duke kaluar United në avantazh.

Më pas, do të vinte edhe një gol nga sulmuesi kryesor i tyre Rashford duke e vulosur takimin në 0-2.

Pas katër ndeshjeve në krye të United, trajneri norvegjez ka një bilanc fantastik me 4 fitore dhe një golavarazh 14 gola të shënuar dhe vetëm 3 të pësuar.

Ndërkohë, mbrëmjen e së mërkurës, Chelsea hodhi një tjetër hap të gabuar, duke u ndalur në shtëpi 0-0 nga Southampton.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani