Policia serbe arreston zv.ministrin në qeverinë e Kosovës

Zëvendësministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Boban Stankovic, në qeverinë e Kosovës, Boban Stankovic është vënë në pranga nga policia serbe në pikën kufitare të Merdarës.

Lajmi është bërë i ditur nga Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj me anë të një postimi në “Facebook”.

Haradinaj shkruan se Boban Stankovic është arrestuar pa asnjë arsye dhe sipas tij, shteti serb po vazhdon provokimin ndaj Kosovës.

Stankovic është njëkohësisht edhe nënkryetar i Partisë Liberale të serbëve të Kosovës.

“Vazhdojnë provokimet dhe qasja jokonstruktive e shtetit serb ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ai po mbahet nga zyrtarët policorë serb pa asnjë arsye dhe në bazë të informacioneve që kemi ai po merret në pyetje nga zyrtarë të BIA-së serbe. Ftojmë autoritetet serbe që të ndalojnë praktikat tilla të presionit ndaj qytetarëve serb, të cilët duan ta ndërtojnë jetën e tyre në Republikën e Kosovës. Kosova është shtet i gjithë qytetarëve të saj dhe ne nuk do të pranojmë që në këtë formë të frikësohen qytetarët tanë”, shkruan Haradianaj.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN