Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Pulisic lë Dortmundin për të luajtur në Premier League

Nga A2 CNN
2 Janar 2019, 12:24 | Futboll
Pulisic lë Dortmundin për të luajtur në Premier League

Christian Pulisic nuk do të jetë më lojtar i Borussia Dortmund që nga vera e këtij viti. Amerikani ka firmosur një kontratë me Chelsean që sot, por do të luajë i huazuar në Gjermani deri në fund të sezonit.

Edhe pse të dy klubet nuk kanë bërë të ditur shifrën e transferimit, mediat britanike shkruajnë se për të siguruar shërbimet e 20-vjeçarit Chelsea ka paguar 58 milionë paund, ose rreth 64 milionë euro.

“Në verë do të kaloj te Chelsea në një kampionat të ri. Ishte një privilegj për të firmosur për një klub legjendar dhe mezi po pres që të jem kontribuues në atë skuadër me lojtarë të klasit botëror”, tha Pulisic.

Me Dortmund, lojtari i krahut ka shënuar 15 gola në 115 ndeshje, ndërsa numëron edhe 9 gola me 23 ndeshje me përfaqësuesen e Shteteve të Bashkuara.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani