Rama: Vit i Ri si ky nuk është parë

2019-a nis me mbylljen e pikave të basteve dhe kazinove në Tiranë. Janë mbi 5550 biznese lojërash fati në të gjithë Shqipërinë, që nga data 1 janar ulën qepenat.

Kryeministri Edi Rama ka risjellë edhe njëherë këtë fakt duke e cilësuar si sukses të qeverisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale Rama shkruan se një vit të ri të tillë nuk e kishte parë prej kohësh.

Rama veçon edhe ndalimin e përdorimit të fishekzjarrëve gjatë festimeve te vitit të ri. ”Vit i Ri si ky pa kumar e pa kapsolla s’ishte parë prej shumë kohësh. E pastë këmbën e mbarë deri në fund”, shkruan Kryeministri.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN