Shqiptari i skenave ndërkombëtare

Performanca e tij në Festivalin e Kanës, u duartrokit. Atë kohë nuk e dinim që ky djalë ishte shqiptari Igli Mezini.

Balerin rrugëtoi më pas në Gjermani, më vonë në Francë, Singapor, Belgjikë, Sidnej. Ku janë teatrot më të mirë të baletit, aty është edhe Igli Mezini.

Me një karrierë tanimë të konfirmuar ndërkombëtarisht, shqiptari që aktualisht është pjesë e trupës së Angjelin Preljocajt, rrëfen se asgjë nuk ka qenë e thjeshtë, jashtë Shqipërisë, vetëm dhe në sfidë me veten.

Edhe pse ka prekur skenat më prestigjioze të botës, ai nuk harron asnjëherë rrënjët e tij. Së fundmi i është bashkuar trupës së shqiptarit Angjelin Preljocaj, por karrierën e tij e ka të programuar edhe për dy vitet e ardhshme.

Igli nuk është i vetmi balerin shqiptar që sot duartrokitet në botë. Sipas tij, baza që merr në shkollën e baletit, vështirësitë dhe kërkesa ndaj vetes është ajo çka i dallon shqiptarët tanimë të konfirmuar në skenat botërore. Por, në ditët e festave e gjejmë në Tiranë, aty ku rikthehet gjithnjë, te rrënjët e tij, në shtëpinë e tij.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN