Viti nis me tragjedi në Danimarkë, përplasen trenat

Viti 2019 nisi me tragjedi në Danimarkë. Gjashtë persona humbën jetën dhe 8 të tjerë u plagosën pas përplasjes mes një treni pasagjerësh dhe një treni mallrash.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së mërkurës në një urë në Danimarkë. Stuhia e fuqishme që ka prekur vendin skandinav po vështirëson punën e shërbimit të emergjencave.

Treni i pasagjerëve po udhëtonte për në Kopenhagën. Ura ku ndodhi aksidenti tragjik është mbyllur përkohësisht për trenat dhe automjetet.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN