Chelsea bleu lojtarin 58 mln paund, Sarri: Unë nuk dija asgjë!

Londinezët e Chelsea-t siguruan një ditë më parë shërbimet e amerikanit Christian Pulisic, por trajneri Sarri është shprehur se nuk dinte asgjë për këtë blerje.

“Klubi më kërkoi një mendim për Pulisic rreth një muaj më parë dhe unë u shpreha pozitivisht për të, ndërsa tashmë mësoi se marrëveshja është mbyllur!”, është shprehur trajneri italian.

Sarri nuk po kalon një moment të mirë në krye të “Bluve të Londrës”, ndërsa me deklaratën e fundit duket se kërkon të heqë përgjegjësitë, të paktën në pjesën e merkatos.

“Ne organizohemi mirë, por gabojmë në 20 metrat e fundit. Klubi e njeh idenë time, por varet nga bordi i drejtuesve pjesa e merkatos. Për mua është e vështirë të flas për Pulisic apo për blerje të tjera”, ka thënë për “Daily Mail” trajneri Italian.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN