Gjendet i vdekur konsulli grek në Venezuelë

Konsulli grek në Karakas të Venezuelës, Angelos Charitos është gjetur i vdekur në dhomën e hotelit.

Një gazetar nga Venezuela ka raportuar se konsulli është gjetur i vdekur në orët e para të ditës së sotme. I njëjti burim thotë se 55-vjeçari ishte në një dhomë hoteli i shoqëruar nga dy femra dhe nga të dhënat e para dyshohet se pësoi sulm në zemër.

“Konsulli i përgjithshëm i Ambasadës greke, Angelos Charitos u gjet i vdekur në dhomën e hotelit ‘Altamira Suites’ dhe sipas dy femrave që e shoqëruan, ai shkoi në shtrat pasi kishte konsumuar alkool dhe ishte shprehur se kishte dhimbje në kraharor”, shkruan gazetari Darvinson Rojas në Twitter.

Megjithatë, autoritetet venezuelase nuk e kanë përjashtuar edhe mundësinë e një akti kriminal.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN