Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Itali, diplomati i Koresë së Veriut s’pranon të kthehet në atdhe

Nga A2 CNN
3 Janar 2019, 17:53 | Bota
Itali, diplomati i Koresë së Veriut s’pranon të kthehet

Një diplomat i Koresë së Veriut që vepronte si ambasador në Itali është zhdukur. Kjo është konfirmuar nga një deputet i Koresë së Jugut, i cili është informuar nga Shërbimi i Inteligjencës.

Diplomati, Jo Song Gil, u zhduk me bashkëshorten e tij pasi u largua pa lënë gjurmë nga ambasada në fillim të nëntorit. Ndërsa mediat e Seulit raportojnë se ai bashkë me familjen ndodhen në një vend të sigurt dhe nën mbrojtjen e qeverisë italiane.

Një burim diplomatik në Romë thotë për “Reuters” se Ministria e Jashtme italiane ishte në dijeni të gjithë ngjarjes. Megjithatë nuk ka asnjë të dhënë që diplomati koreanoverior të ketë kërkuar azil në Itali.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu