Kampionët i shkaktojnë humbjen e parë Liverpool-it

Duhet të vinte java e 20 e këtij sezonit dhe pikërisht ndeshja ndaj kampionëve në fuqi të Premier League, Manchester City-t që të pësonin humbjen e parë.

Në një ndeshje me një ritëm të jashtëzakonshëm, në fund të 90 minutave ishte skuadra e drejtuar nga Guardiola ajo që doli e fituar.

Fillimisht ishte argjentinasi Aguero ai që realizoi, ndërsa me të nisur pjesa e dytë Liverpool barazoi shifrat.

Por City besoi dhe arriti të shënojë golin e fitores me gjermanin Sane në minutën e 72.

Klopp mendoi të hedh në fushën e lojës edhe Shaqirin në minutat e mbetura dhe “The Reds” e shtuan ndjeshëm presionin, por nuk mundën të shmangnin humbjen e parë në këtë sezon.

Pas këtij takimi, Manchester City shkon në kuotën e 50 pikëve, por sërish Liverpool ruan vendin e parë me 4 pikë më shumë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN