Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Mavraj largohet nga Aris, rikthehet në Gjermani

Nga A2 CNN
3 Janar 2019, 12:10 | Futboll

Lojtarë që luajnë pak ose aspak. Ky ka qenë problemi më i madh i Shqipërisë në vitin 2018. Situatë që duhet të ndryshojë me hapjen e merkatos së janarit, duke qenë se përpara janë edhe kualifikueset e Euro 2020.

I pari nga kuqezinjtë që ka ndryshuar ambient është Mërgim Mavraj. Kapiteni kuqezi mbylli me konsensus kontratën me Arisin, vetëm katër muaj pas transferimit në Greqi. Mbrojtësi bëhet lojtari i parë i cili largohet nga Selaniku, me argumentin e dhënë nga drejtuesit e klubit, se nuk ishte në lartësinë e pritshmërive.

Megjithatë, situata rreth Mavrajt ka qenë gjithmonë shumë komplekse me skuadrën dhe opinionin që asnjëherë nuk i dhanë mundësinë të punonte në kushte optimale, për të shfaqur vlerat e tij. 32-vjeçari do të rikthehet në Gjermani, vendin ku është rritur si person, por edhe si sportist.

Arisi vendosi ta shesë Mavrajn te Ingolstadt-i në Bundeligën 2 gjermane. Pas akordit ndërmjet klubeve, edhe mbrojtësi arriti marrëveshjen për kontratë 1 vit e gjysmë, me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.

Kapiteni i Kombëtares do të bashkohet me ekipin në fazën përgatitore në Spanjë. Ai cilësohet si një prej blerjeve të mëdha të skuadrës bavareze, që aktualisht pozicionohet në vendin e fundit në renditje dhe është në garën për të mos rënë nga kategoria. Me kualitetin e Mavrajt dhe eksperiencën e tij në futbollin gjerman, Ingolstadt beson se objektivi sezonal është i arritshëm.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli