“Mbreti i Instagram”-it, Ronaldo vendos rekord

Jemi mësuar ta shohim Cristiano Ronaldo të vendosë rekorde në futboll, por portugezi e bën një gjë të tillë edhe në jashtë fushës.

Sulmuesi i Juventusit ka kapur këtë të enjte shifrën e 150 milionë ndjekësve në “Instagram”, si askush tjetër, duke mbajtur vendin e parë në këtë rrjet social.

View this post on Instagram

About last night!🎆🎉

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) on

Prej kohësh, ai ka kaluar edhe këngëtaret Selena Gomez dhe Ariana Grande, të cilat tashmë kanë mbetur prapa.

Me këtë arritje, Ronaldo tregon se nuk është vetëm një ndër futbollistët më të pëlqyer, për të mos thënë më i pëlqyeri në botë, por arrin të thyejë edhe VIP-a në fusha të tjera.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN