Mbyllen kazinotë, qytetarët: Të ishte bërë më parë – A2

Mbyllen kazinotë, qytetarët: Të ishte bërë më parë

Qytetarët kanë përshëndetur mbylljen e lojërave të fatit nga qeveria. Madje, ata e kanë konsideruar të vonuar këtë nismë. Paratë do të shkojnë për konsum e jo më për bixhoz.

“Është bërë shumë mirë, madje me vonesë, duhet të ishte bërë edhe më parë”, shotë një zonjë në kryeqytet.

Ky është argumenti që shkon ne favor të qeverisë për mbylljen e industrisë miliona eurosh në Shqipëri. “Shqiptarët ishin duke harxhuar lekët në to, i pari unë”, shprehet një qytetar. “Është shumë mirë për familjet”.

Nga 1 janari, të gjitha pikat e basteve, lotove dhe aktiviteve të ngjashme janë mbyllur. Ligji parashikon që aktivitetin ta vijojnë vetëm kazinotë në hotelet me 5 yje.

Shkarkoni aplikacionin e A2