McGregor dhe Khabib sërish bashkë në ring!

Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov do të zbulojnë më 29 janar dënimet që do të marrin për shfaqjen e shëmtuar që dhuruan në muajin tetor kur u përfshinë bashkë me skuadrat e tyre në një sherr masiv pas ndeshjes mes tyre në UFC.

Por teksa dy luftëtarët janë në ankth për vendimin, Presidenti i UFC-së, Dana White, ka bërë që fansat e të nisin të ëndërrojnë që tani për ndeshjen e dytë mes tyre.

Dana White është shprehur se me shumë mundësi ndeshje mes tyre do të zhvillohet Brenda vitit që sapo nisi, por pa e caktuar datën.

“Unë mendoj se shumë njerëz duan ta shohin atë luftë dhe unë besoj se do të ndodhë gjatë vitit 2019. Por fillimisht na duhet të mësojmë se sa do të jetë pezullimi për ta. Nëse gjithçka shkon mirë kjo luftë do të ndodhë”, u shpreh Dana White për TMZ Sports.

Në ndeshjen e parë, Nurmagomedov fitoi kundër McGregor duke e detyruar të dorëzohej, por pas sfidës në oktogon, pjesëtarë të të dy grupeve u përleshën me njëri-tjetrin.

Të dy u gjobitën dhe u pezulluan për një periudhë të pacaktuar nga aktiviteti, ndërsa tashmë jemi në pritje të vendimit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN