Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Nuk mbyllën pikat e basteve, procedohen dy persona në Tiranë

Nga A2 CNN
3 Janar 2019, 16:08 | Aktualitet
Nuk mbyllën pikat e basteve, procedohen dy persona në Tiranë

Pas hyrjes në fuqi të ligjit për mbylljen e lojërave të fatit, ambientet të cilat para vitit të ri ishin pika bastesh ose kanë ulur qepenat ose kanë ndryshuar biznes, por duket se ka pasur edhe nga ato që kanë vazhduar punën, të paktën sipas policisë.

Me anë të një deklaratë, Policia e Tiranës ka bërë të ditur se ka konstatuar 2 subjekte që nuk kishin mbyllur aktivitetin dhe iu gjetën aparatura të dyshuara për lojëra fati.

Policia bën të ditur se procedimi penal ka nisur ndaj:

  • T.C., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, pasi në rrugën “Bardhok Biba” në lokalin e tij nuk ishte mbyllur aktiviteti i lojërave të fatit.
  • E.B., për veprën penale “Organizim i palejuar i lojërave të fatit”, pasi në rrugën “Muhamet Allushi” në subjektin e tij u konstatuan aparatura të dyshuara për lojëra fati.

Policia njofton se kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë qarkun Tiranë deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor.

A2 CNN Livestream

Dita jonë