Përplaset nga një Range Rover, humb jetën 57-vjeçari – A2

Përplaset nga një Range Rover, humb jetën 57-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një 57-vjeçari ka ndodhur këtë mëngjes në aksin Levan – Tepelenë.

Viktima po udhëtonte me motoçikletë kur rreth orës 9:00, në vendin e quajtur “24 Orëshi” në Mallakastër, është përplasur nga një makinë tip Range Rover, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia lokale njofton se viktima është banues i fshatit Mollaj në Mallakastër, me inicialet A.L. Ndërsa është shoqëruar për në komisariatin e Policisë së Fierit shtetasi A.H. 27 vjeç, i cili drejtonte edhe mjetin tip Range Rover.

Shkarkoni aplikacionin e A2