Portreti 106 vjeçar me ngjyra i një emigranti shqiptar në Nju Jork

Një shqiptar me veshje tradicionale, një bari rumun dhe një prift ortodoks grek. Këta janë vetëm disa nga emigrantët që u fotografuan në Ishullin Ellis, në Nju Jork, që shërbeu si port hyrëse për më shumë se 12 milionë emigrantë në Amerikë, mes viteve 1892 dhe 1954.

Portretet e tyre u shkrepën nga Augustus Sherman, një fotograf amator, i cili punonte si shefi i zyrës së Regjistrit në Ellis Island.

Ai realizoi më shumë se 200 fotografi të emigrantëve gjatë punës së tij prej 3 dekadash, e mes tyre ishte edhe një shqiptar.

Ai i inkurajonte emigrantët të hapnin valixhet e tyre e të mbuloheshin me veshjet e tyre tradicionale, e në këtë mënyrë ai kapi diversitetin e pabesueshëm të njerëzve që mbërritën në atë kohë në Amerikë.

Pamjet mahnitëse të shkrepura në atë kohë nga Sherman janë sjellë tashmë me ngjyra të plota nga Tom Marshall.

Emigrantët shqiptarë – Shumë shqiptarë kanë hyrë në Amerikë përmes Ellis Island. Është e pamundur të dish numrin e saktë, por aty-këtu në muze gjen gjurmë të tyre.

E famshme është edhe fotoja e shkrepur 106 vjet më parë, të cilës tashmë i është dhënë jetë duke e sjellë edhe me ngjyra. Shqiptari është fotografuar me qeleshe e me jelek të zbukuruar me gërshetat e qëndisura të mëndafshit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN