Prag tragjedie, avioni me 139 pasagjerë del nga pista

Një avion me 139 pasagjerë ka dalë nga pista këtë të enjte në aeroportin ndërkombëtar të Ugandës.

Zyrtarë të aeroportit bën të ditur se avioni Boeing 737-800 i kompanisë “Ethiopian Airlines” u ul në aeroportin “Entebbe” në orën 12:41, me atë lokale, kur ai më pas doli nga pista.

Në një foto të publikuar në rrjetet sociale, avioni duket se përfundoi në një zonë me bar jashtë piste. Fatmirësisht të gjithë personat që ndodheshin në të nuk u lënduan.

Por ky incident u shoqërua me mbylljen e përkohshme të aeroportit, ndërsa për të tashmë ka nisur edhe një hetim, i cili pritet të hedh dritë mbi shkaqet e ngjarjes.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN