Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

PS në zgjedhje me aleatët, pritet marrëveshja

Nga A2 CNN
3 Janar 2019, 13:05 | Politikë
PS në zgjedhje me aleatët, pritet marrëveshja

Partia Socialiste nuk do të shkojë e vetme në zgjedhjet e 30 qershorit. Agjenda e miratuar nga Asambleja Kombëtare ka parashikuar vijimin e koalicionit për Shqipërinë Europiane.

Në fillim të janarit është parashikuar një takim me te gjitha forcat e koalicionit ku do të diskutohet kodi zgjedhor, programi qeverisës dhe organizimi i përbashkët.

Në muajin shkurt është parashikuar një takim i dytë me forcat e koalicionit për miratimin e rregullores se përbashkët të koalicionit, ndërsa me 15 mars pritet nënshkrimi i marrëveshjes së koalicionit Aleanca për Shqipërinë Europiane.

Agjenda e socialistëve duket se ka fshirë pushimet nga kalendari, pasi me 4 janar do të mbahet mbledhja e parë e vitit, e gjitha në funksion të zgjedhjeve të ardhshme lokale.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu