Punohet me 8 sportele, por sërish ka radhë në Morinë!

Qytetarë të shumtë që udhëtuan drejt Kosovës këtë të enjte u është dashur të presin në radhë për të kaluar kufirin, megjithëse me tete sportele në punë.

Edhe pse është deklaruar unifikimi doganor vetëm një kontroll automjetet e qytetaret kontrollohen nga dy policitë kufitare, pavarësisht se ndodhen te zhvendosur ne piken kufitare te Morinit.

“Kontrollohemi nga të dyja palët. Sikur të jetë doganë serbe”, shprehet një prej qytetarëve.

Radhët e pritjet e qytetareve janë për shkak të rritjes së numrit të lëvizjeve në dy anët e kufirit, por edhe për shkak se qytetet e Kosovës tashmë shihen si mundësi për kryerjen e të gjitha shërbimeve e nevojave ditore nga banorët e Kukësit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN