Shqiptari hero në Greqi, nderohet nga presidenti

Një shtetas shqiptar është nderuar nga presidenti grek, Prokopis Pavlopoulos për angazhimin e tij në shpëtimin e qytetarëve nga flakët që shkatërruan një pjesë të Atikës Lindore.

Gani Xheka ka marrë nënshtetësinë greke duke u shpallur dhe hero.

Shqiptari u nderua bashkë me dy peshkatarë egjiptianë, të cilët arritën të shpëtonin shumë jetë njerëzish.

Në korrik të 2018-s për shkak të flakëve humbën jetën 100 persona, ndërsa rreth 200 të tjerë u plagosën. Akoma nuk janë zbuluar shkaqet e nisjes së zjarrit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN