Tabaku: Qeveria rrit taksën e pronës, mbron PPP

Këtë vit shqiptarët do të paguajnë më shumë për taksën e pronës, sipas opozitës.

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku përmes një postimi në “Facebook” shkruan se “Nga 1 Janari kjo taksë do të rritet 2 deri në 4 herë! Ky shumëfishim i taksave për të gjitha bizneset rrezikon të rrisë numrin e bizneseve të mbyllura, në mbi 60 biznese në ditë”.

Për Partinë Demokratike, “ndryshimi i makiazhit të qeverisë dhe vendosja e një fasade të re, nuk ndryshon asgjë”.

“Ajo vazhdon të jetë e njëjta mollë e kalbur që po helmon me taksa të larta dhe PPP qytetarët e vendit”, përfundon Tabaku.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN