Vetëvritet në paraburgim 49-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në paraburgimin e Kukësit ku një 49 vjeçar ka vrarë veten. Mësohet se viktima, të cilit i janë bërë të ditura vetëm inicialet, M.Gj., ishte në burg nën akuzën e dhunës në familje.

Ndërkohë policia e Kukësit mohon vetëvrasjen duke thënë se viktima ndërroi jetë në spital, ku ishte dërguar nga oficerët që e kishin gjetur në qeli në gjendje të rëndë shëndetësore në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte.

Sipas njoftimit të policisë, ai është arrestuar në 1 janar të këtij viti, ndërsa ka qenë i dënuar edhe më parë për veprën penale “dhunë në familje”. Dyshohet se ai vuante nga sëmundja e epilepsisë.

Prokuroria ka nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN