Zv/presidenti i PE: Kundër korrigjimit të kufijve

Korrigjimi i kufijve nuk është ide e mirë dhe mund të sjellë shumë probleme. Kjo ishte porosia e zëvendëspresidentit të Parlamentit Europian, Rainer Wieland, gjatë vizitës së zhvilluar në Kosovë. Ai u prit nga kryeministri Ramush Haradinaj, me të cilin mbajtën dhe një konferencë për media.

“Ne nuk mendojmë se është një hap i mirë për të ndryshuar kufijtë në këtë rajon. Edhe nga Kancelarja Angela Merkel është shprehur qartë se nuk mendojmë që është hap i mirë ndryshimi i kufirit në këto rajone të veçanta sepse ka më shumë ndikime sesa në rajonet tjera në të gjithë botën”, tha Rainer Wieland, zëvendëspresident i Parlamentit Europian.

Ndërkaq, Haradinaj i kërkoi ndihmë zyrtarit të Parlamentit Europian sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën.

Në përfundim të konferencës, Wieland i dhuroi një tren lodër kryeministrit Kosovar. Ndërsa, Haradinaj i dhuroi hartën e artë të Kosovës.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN