Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Ekonomia 2018, Ahmetaj bën bilancin e fundit

Nga A2 CNN
4 Janar 2019, 12:57 | Ekonomi
Ekonomia 2018, Ahmetaj bën bilancin e fundit

Pas 5 vitesh në qeverinë Rama, ministri i shkarkuar Arben Ahmetaj, ka vendosur të mos lërë detyrën pa komunikuar atë që ai ia njeh vetes si bilanc suksesi në krye të ekonomisë dhe financave të vendit.

“Viti 2013 ishte një luginë e errët e ekonomisë shqiptare me një rritje statistikore 1 përqind dhe shikoni 9 mujorin e vitit 2018 është 4.35%, ndërsa 3 mujorin e tretë të vitit 2018 është 4.45% që është më i larti në rajon. Në 3 vitet e fundit 2016, 2017, 2018, punësimi është rritur me 10.7%, jemi me papunësinë 12.2%, e cila është më e ulëta në shumë e shumë vite”, tha Ahmetaj.

I pyetur se cila do të jetë e ardhmja e tij, Ahmetaj ka thënë se ky nuk është shqetësimi i shqiptarëve, ndërsa ka thënë se do të vazhdojë të punojë si deputet.

Mbyllja e basteve, Ahmetaj: Po vëzhgohen të gjithë, do ngrihet Task Forcë dixhitale

Prej 1 janarit hyri në fuqi ligji për mbylljen e lojërave të fatit, i cili mbylli shumë pika bastesh në të gjithë vendin. Megjithatë, bastet online duket se janë ende aktive dhe kjo është pohuar edhe nga Arben Ahmetaj.

Në bilancin e fundit të tij ekonomik, ministri i shkarkuar Arben Ahmetaj u pyet edhe për mbylljen e basteve, ku u shpreh se beteja do të vazhdojë.

“Bastet oinline janë një betejë e vazhdueshme. Do të krijohet Task Forca dixhitale antibast. Një përqindje shumë e ulët janë futur online, të cilët janë në vëzhgim të plotë dhe në 10 ditët e ardhshme do të vazhdojë beteja edhe në kafenetë e vogla ku luhet online”, tha Ahmetaj.

A2 CNN Livestream

Dita jonë