Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Hysaj, “mesazh” Ancelottit: Në formacion ose më shit në janar

Nga A2 CNN
4 Janar 2019, 22:26 | Futboll
Hysaj, “mesazh” Ancelottit: Në formacion ose më shit

Pavarësisht se jemi në ditët më të ftohta të vitit, temperaturat mes Napolit dhe Elseid Hysajt janë më të nxehta se kurrë. Për të disatën herë, menaxheri i tij Mario Giuffredi, ka kritikuar trajnerin Carlo Anceloti e madje ka kërcënuar se lojtari do të largohet nga klubi.

“Fakti është që në katër ndeshjet e fundit ka luajtur vetëm një herë, ndoshta nuk është më edhe aq i rëndësishëm për Ancelottin”, thotë Giuffredi për mediat italiane. “Nëse nuk mendon më se vlen për titullar, nëse duhet të ikim, do ta bëjmë. Në verë mund të kishte ndjekur Sarrin te Chelsea”.

Në fakt, Hysaj ka qenë titullar thuajse gjatë gjithë fazës së parë në kampionat, ndërsa në Champions League Ancelotti ka preferuar të zgjedhë Maksimovic. Por që nga 11 dhjetori, mbrojtësi shqiptar ka luajtur vetëm një ndeshje, kundër Spalit.

“Nuk e meriton këtë trajtim, duke parë atë që ka dhënë në tre vitet e fundit për Napolin”, shpjegon Giuffredi. “Ndoshta është një fazë tranzitore, por çdo trajner bën zgjedhjet e tij dhe nëse Hysaj është bërë zgjedhje e katërt, le të na e thonë. Përndryshe do të kërkojmë shitjen në janar”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani