Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Majlinda Bregu merr detyrën në krye të Këshillit Rajonal

Nga A2 CNN
4 Janar 2019, 13:20 | Aktualitet
Majlinda Bregu merr detyrën në krye të Këshillit Rajonal

Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit të Shqipërisë ka marrë detyrën e Sekretares së Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, duke qenë kështu e para përfaqësuese e politikes shqiptarë që merr kryesimin e një organizmi kaq të rëndësishëm të Bashkimit Europian.

Në një video prezantuese publikuar në profilin e saj në “Facebook”, Bregu e di se nuk do të jetë një detyre e lehte, por drejtimin e ka të qartë, bashkëpunim. “Përtej dallimeve dhe kufijve gjeografikë, kemi një interes të përbashkët! Jean Monnet ishte i bindur se "kombet europiane duhej të bashkohen për të mbijetuar". E njëjta gjë vlen edhe për Ballkanin Perëndimor. Për të ruajtur peshën në një botë që po ndryshon shpejt, duhet të forcojmë marrëdhëniet tona. Bashkëpunimi është kryefjala”.

Bregu thotë se Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal ka qenë i suksesshëm në gjenerimin e një mbështetjeje të konsiderueshme për reformat në Europën Jug-Lindore, dhe kështu do vijojë të jetë. Në nisje të detyrës së saj, për Bregun prioritetet janë të qarta.

“E ardhmja e rajonit lidhet ngushtësisht me ndërlidhjen. Integrimi i ekonomive tona në një treg të vetëm, lidhja e njerëzve dhe bashkëjetesa e vlerave; investimi në kapitalin njerëzor dhe intelektual, - çdo reformë lidhet me interesin tonë të përbashkët politik, atë të sigurisë dhe dukshëm me atë ekonomik”.

https://www.facebook.com/majlindabregu.al/videos/490516558137582/

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal u prezantua për herë të parë në vitin 2008 dhe është në organizëm që ka në fokus; logun dhe zhvillimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në tre vitet e ardhshme, siç publikohet në faqen zyrtare të organizimit, do të synohet rritja e bashkëpunimit dhe konkurrencës në vendet e Ballkanit Perëndimor, duke kontribuar për një qeverisje më të mirë dhe funksionim të shtetit ligjor.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani