Makina përplas 3 këmbësorë në Sarandë, një e vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Sarandë, ku një makinë ka humbur kontrollin dhe ka përplasur 3 këmbësorë.

A2 mëson se ngjarja ka ndodhur pranë liqenit në fshatin Mursi, ku automjeti tip “Benz” i drejtuar nga 21 vjeçari O.M ka dalë nga rruga dhe ka përplasur këmbësorët.

Për pasojë, shtetasja Leonarda Boro, 35 vjeçe ndërroi jetë, ndërsa S.S 33 vjeç dhe G.S 38 vjeç kanë mbetur të plagosur.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN