Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Maradona shtrohet me urgjencë në spital

Nga A2 CNN
4 Janar 2019, 21:34 | Futboll
Maradona shtrohet me urgjencë në spital

Diego Maradona në gjendje të rëndë, shtrohet në spital në Buenos Aires. Sipas mediave argjentinase legjenda e futbollit kishte shkuar për një vizitë rutinë para se të nisej për në Meksikë, ku drejton një skuadër të kategorisë së dytë, por mjekët kanë parë shenja hemorragjie në stomak dhe e kanë shtruar me urgjencë.

Gjatë vizitës në spital, Diego ishte i shoqëruar nga tre fëmijët, Giannina, Jana dhe Diego Jr.

Ndërkohë, në Meksikë, presin rikthimin e tij në krye të Dorado de Sinaloa. “Ai do të qëndrojë si trajner i skuadrës deri në fund të sezonit”, shkruan në Twitter avokati i tij Matias Morla.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu