Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Mbyllet autostrada Tiranë-Durrës, punimet zgjasin 2 javë

Nga A2 CNN
4 Janar 2019, 07:20 | Aktualitet
Mbyllet autostrada Tiranë-Durrës, punimet zgjasin 2 javë

Autostrada Tiranë-Durrës do të bllokohet pasditen e së premtes.

Njoftimi është bërë publik nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, që sqaron se shkak është bërë ndërtimit i dy tombinove rrethorë te Kthesa e Rinasit për përmirësimin e situatës së përmbytjeve.

ARRSH thekson se punimet parashikohen që të zgjasin dy javë, por kjo edhe në varësi të motit. ARRSH dhe policia e qarkullimit rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë segment rrugor.

I kërkohet drejtuesve të zgjedhin rrugë alternative nga Ndroqi apo rruga e Elbasanit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani