Moti me borë dhe ngrica, ARRSH: Bëni kujdes!

Edhe pse vendi është përfshirë nga moti me temperatura të ulëta dhe zonat malore janë mbuluar nga dëbora, nuk ka pasur probleme akse rrugore të bllokuara.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, me anë të një deklarate mëngjesin e sotëm, bën me dije situatën në akset kryesore të vendit.

ARRSH thotë se në akset kryesore të vendit ku ka pasur reshje bore janë marrë të gjitha masat e nevojshme nga kontraktorët dhe kompanitë e mirëmbajtjes. Është bërë trajtimi me kripë dhe pastrimi i rrugës nga bora.

Përdorimi i zinxhirëve rekomandohet në Dardhë, Voskopojë, Bigell Gorricë dhe në Qafën e Qarrit, për shkak të prezencës së ngricave në rrugë, pasi temperaturat janë shumë të ulëta. Po ashtu edhe në segmenti fundor prej 20 km te aksit Ura e Cerenecit – Stebleve, si edhe në segmentin Lunik-Stebleve rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

ARRSH i bën thirrje përdoruesve të rrugës të bëjnë kujdes gjate lëvizjes në akset ku ka prezencë ngricash dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN