Pamje apokaliptike në Tasmani – A2

Pamje apokaliptike në Tasmani

Nëse pjesa më e madhe e globit në këtë periudhë është e pushtuar nga moti i ftohtë, e kundërta ndodh në Australi dhe në ishujt rreth kontinentit.

Temperaturat e larta në Tasmani janë shoqëruar me zjarre të fuqishëm, të cilët janë favorizuar edhe nga era e fortë.

Tymi i ngritur ka mbuluar kryeqytetin Hobart duke krijuar pamje apokaliptike në atë rajon. Tymi ka krijuar edhe probleme të shumta në aeroportin e qytetit, ku janë anuluar disa fluturime.

Shkarkoni aplikacionin e A2